Vuçiq do dronët “Bajraktar”: Tregon se çfarë i premtoi Erdogani
Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 09 April 2022
Serbia është duke planifikuar që të blejë dronët “Bajraktar TB2”, të cilët u bënë të njohur gjatë luftës në Ukrainë, për efektivitetin dhe precizitetin në sulme ndaj forcave ruse.
Siç shkruan mediumi turk për informim lidhur me industrinë turke të mbrojtjes “SavunmaSanayist”, deklaratat për blerjen e këtyre dronëve i ka bërë vetë Presidenti serb Vuçiq.
“Dy ditë më parë, gjatë takimit me presidentin Erdogan të Turqisë, kam shprehur interesimin për të blerë Bajraktarët nga Turqia dhe Erdogan më ka premtuar se ne do t’i marrim ato. Do t’i kemi edhe këto armë në inventarin e Ushtrisë Serbe”, ka thënë Vuçiq.
Mediumi e ka konfirmuar po ashtu, se Serbia është duke negociuar me Francën për blerjen 12 avionëve luftarakë “Rafale”.
Deri tani, dronët “Bajraktar” i janë shitur të paktën 22 shteteve në botë. Sipas vlerësimeve, janë prodhuar rreth 300 dronë të këtij lloji.
Mediat serbe kanë raportuar po ashtu për interesimin e Vuçiq në blerjen e këtij lloji armatimi. Megjithatë, sipas raportimeve të tyre, Vuçiq ka thënë se kjo lëvizje nuk lidhet me synimin për ta kërcënuar dikënd.
“Është e rëndësishme që Serbia të forcohet. Nuk synojmë që ta kërcënojmë askën”, ka thënë Vuçiq.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...