Vuçeviq: Duhet të dialogojmë me Kosovën sepse aty është KFOR-i

Autori: Gazeta inFokus
12:45 | 10 November 2022
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka deklaruar se ushtria serbe është e aftë dhe e trajnuar dhe se është e gatshme për çdo detyrë.
Në një intervistë për median serbe “Vecernje Novosti”, Vuçeviqi tha se Serbia nuk do luftëra, mirëpo shton se kjo nuk e bën vendin e tij të dobët.
“Ne nuk duam luftëra, nuk duam që asnjë nga fëmijët apo oficerët tanë të vuajë. Ne nuk duam të vuajnë as kombet e tjera, por thirrjet tona për bisedime e për dialog nuk do të thotë se jemi të dobët apo të papërgatitur. Thjesht mendojmë se është më mirë të dialogojmë dhe të bisedojmë, të ulemi në tavolinë në vend që të qëndrojmë në llogore”, tha ai.
“Ne nuk duam të kthehemi në vitin 1999, nuk duam luftëra dhe vuajtje. Askush nuk është duke i kërcitur armët, as duke luajtur lojëra lufte. Ne jemi të moderuar në deklaratat tona, të përgjegjshëm, por nga ana tjetër po dërgojmë një mesazh, për të gjithë se është e pamundur të arrihet një zgjidhje nëse serbët duhet të humbasin gjithçka dhe pala tjetër duhet të fitojë gjithçka, kjo nuk është një kompromis, atëherë është çështje e humbjes dhe poshtërimit të njërës palë dhe qëndrimit të hapur pranë tjetrës”, tha Vuçeviqi, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, ministri serb thotë se janë të vetëdijshëm se KFOR-i është i vendosur në Kosovë prandaj konsideron se është më mirë që të dialogojnë dhe bisedojnë me Kosovën.
“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se ka forca të KFOR-it, në thelb të NATO-s, në Kosovë dhe Metohi, nuk po flasim vetëm për njësitë speciale të policisë dhe forcat e sigurisë së Kosovës, të cilat tani de facto po i shndërrojnë në ushtri, në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshjes së Kumanovës, të Brukselit dhe të Washingtonit, por kujt i intereson, ata kanë agjendën e tyre dhe pavarësisht gjithçkaje që është rënë dakord, ata po e shtyjnë rrëfimin e tyre”, tha Vuçeviqi.

Të tjera
-
FSK përgatitet për sfida në luftë urbane dhe terrene të minuara
Forca e Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses kursin bazik për “Xhenier...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ngrohtë. por me erëra nga jugperë...
-
Dialogu e integrimi evropian, çfarë mund të pritet nga Kryediplomati i ri i Gjermanisë
Me Johann Wadephul në krye të ministrisë së Jashtme, Ballkani Perëndimor mund...
-
Gabimi i burgut në Francë: I dënuari i liruar gabimisht zhduket
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një burg në qytetin perëndimor të Bordo...
-
Vazhdon shtrenjtimi i produkteve, rritet kostoja e jetesës së qytetarëve
Çmimet e produkteve ushqimore si dhe mallrave të tjera po vazhdojnë të rriten...
-
Anëtarësimi në KiE, Kosova jashtë agjendës për mbledhjen e komitetit të Ministrave që mbahet javën e ardhshme
Kosova nuk pritet të jetë në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës as...
-
Trump për foton si Papë: Nuk kam asnjë lidhje me të
Presidenti amerikan, Donald Trump është pyetur në lidhje me fotografinë e tij...
-
Studentët serbë kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Studentët nga të gjitha universitetet në Serbi kanë bërë një kërkesë të drejt...
-
Haziri për ofertën e Kurtit: Ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon, te Adriatik Kelmendi...
-
Muhaxheri komenton letrën e Kurtit: Si kur iu lutke profesorit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxeri, ka thën...
-
Familja e dëshmorëve Fazliu në pritje të kthimit nga Haga të kryefamiljarit të tyre
Mban emrin e xhaxhai të tij i cili vdiq afër dy vite para se të vinte në jet...
-
VV-ja pret përgjigje pozitive për letrën që Kurti ia dërgoi Abdixhikut
Deputetja së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka folur për dështimin e seanc...