Fokus

Vrasja në Kijevë/ Dyshohet që nipi ka vrarë axhën për shkak të tokës

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 28 April 2023

Një 50 vjeçar ka përfunduar i vrarë sot në Kijevë të Malishevës.

Rastin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj, i cili tha se i dyshuari lidhur me rastin është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, ka thënë Elezaj.

-Advertisement-

Derisa po dyshohet se nipi ka vrarë axhën e tij për çështje pronësorë. Viktima është S.B i cili një kohë kishte jetuar edhe në Angli./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera