Lajme

Vrasja në “Aktash”, nis seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 03 September 2024

Ka nisur seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve lidhur me rastin e vrasjes që ndodhi mbrëmjen e 1 shtatorit në “Aktash” në Prishtinë.

Siç shihet edhe në disa fotografi forca të shtuara të Policisë janë duke qëndruara para Klinikës së Ortopedisë.

Ndryshe, përleshja mes dy grupeve në kryeqytet ndodhi të dielën në mbrëmje, e nga e cila mbeti i vdekur Premtim Gashi.
I pranishëm është edhe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera