Vrasja e shtatzënës në QKUK, MD i dërgoi raportet te kryeprokurori i shtetit, policët ende nën hetime
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/02/mdd.png)
Autori: Gazeta inFokus
15:20 | 09 February 2023
Hamide Magashi 35-vjeçare u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj një ditë para se ta sillte në jetë, para objektit të Gjinekologjisë në QKUK, me 30 nëntor 2022. I dyshuari, ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, pas rreth 44 orësh në arrati kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij në Shtime duke refuzuar dorëzimin në polici. Për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë u la fajtor shteti, pasi e ndjera kishte edhe urdhër-mbrojtës sepse ishte viktimë e dhunës së vazhdueshme nga ish-burri. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, para familjes së të ndjerës është zotuar se “nuk do të do të lënë gurë pa lëvizur deri në zbardhjen e plotë të rastit”.
Ministrja Haxhiu ka deklaruar se secili që nuk ka kryer punën në bazë të kompetencave për rastin e Hamide Magashit do të ndëshkohet.
Por edhe pas më shumë se dy muajsh nga vrasja e saj, ende nuk është njoftuar për ndëshkimin e asnjë personi përgjegjës në rastin e shtatzënës së vrarë. Kemi vetëm një vendim të Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendimin e katër zyrtarëve policorë (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues), për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare e falsifikim të dokumentit që ka të bëjë me zbatimin e urdhrit-mbrojtës për Hamide Magashin.
Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se zyrtarët në fjalë ndodhen akoma nën masën e suspendimit dhe kjo masë do të vazhdohet deri në përfundim të procedurës hetimore.
Lidhur me rastin, IPK thotë se janë duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
“Duke ju referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se zyrtarët policorë janë akoma të suspenduar. Rekomandimi për suspendim për këta zyrtarë është dhënë në interes të hetimit dhe si i tillë do të vazhdohet deri në përfundim të procedurës hetimore. Hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Gazetës Express.
Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar për Gazetën Express se ministrja Haxhiu i ka dorëzuar te Kryeprokurori i Shtetit raportet që po i priste nga Inspektorati Shëndetësor e nga Qendra për Punë Sociale për rastin e vrasjes së 35-vjeçares.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se i kemi pranuar raportet dhe të njëjtat Ministrja Haxhiu i ka dërguar tek Kryeprokurori i Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë dhënë Gazetës Express.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka konfirmuar për Gazetën Express pranimin e raporteve në fjalë dhe të njëjtat tha se i ka dërguar në Prokurorinë Themelore të Ferizajt.
“Për çështjen për të cilën keni pyetur Ju informoj se shkresat e pranuara nga Ministria e Drejtësisë, pas shqyrtimit të tyre nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, janë dërguar tek autoriteti kompetent, respektivisht në Prokurorinë Themelore në Ferizaj”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhënë Gazetës Express.
Gazeta Express është në pritje të përgjigjes nga Prokuroria Themelore e Ferizajt lidhur me pranimin e këtyre raporteve dhe nëse është ndërmarrë ndonjë masë deri më tani.
Motrat e të ndjerës Hamide Magashi në kohën sa i dyshuari Sokol Halili qëndronte në arrati deklaruan për Gazetën Express se ndjehen të frikësuara të qëndrojnë në shtëpinë e tyre sepse i dyshuari i kishte kërcënuar me bombë.
Burbuqe Magashi, motra e të ndjerës, rrefente se ish-burri e kishte maltretuar vazhdimisht motrën esaj, e kishte ndalur Hamiden nga puna ku punoi rreth 15 vite duke e izoluar aq shumë saqë e ndjera kishte tentuar edhe vetëvrasjen.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/comodita-gjermani-frankfurt-181.jpeg)
Të tjera
-
Ferat Shala i PDK-së thotë se nga 14 qershori është ndërprerë puna në minierën e Stantërgut
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar se nga data 14 qershor,...
-
Pritet rritja e çmimit të ujit të pijes, nga KRU “Prishtina” tregojnë arsyen
Çmimet e ujit të pijes mund të rriten në ditët në vazhdim. Përpos rritjes së ...
-
Osmani shpreh ngushëllime për vḍekjen e at Belushit: Humbje e madhe për të gjithë arbëreshët
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga j...
-
AGK-ja dënon kërcëṇimet me jetë ndaj gazetarit, Arlind Sadiku
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, është shprehur i shqetësuar me kë...
-
Bislimi: Kosova – shtet që synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO e KiE
Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë s...
-
Besnik Tahiri: Në zgjedhjet e ardhshme AAK-ja do ta arrij rezultatin më të mirë ndonjëher
Shefi i Grupit Parlementar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Dyshohet për një mjet shpërthyẹs, bllokohet rruga për Gërmi
Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, për shkak ...
-
Gjuriq: Dialogu Kosovë-Serbi është në komë
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, tha se dialogu mes Pri...
-
Skaner me rreze X për kufi, Kurti: Po shohim në çfarë kushte qeveria gjermane mund të na pajisë
Kryeministri Albin Kurti, me ftesë të përfaqësuesit të posaçëm gjerman për Ba...
-
Harbin Vitija e kishte shkruajtur një mesazh në grạnatën e dorës, Prokuroria kërkon paraburgim për të
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishti...
-
Banorët e tri fshatrave në Obiliq në hall me punimet e KEK-ut, komuna i drejtohet Kurtit e Aliut
Komuna e Obiliqit alarmon për gjendjen e banorëve në tre fshatra për shkak të...
-
Bislimi: Mbretëria e Bashkuar na qëndroi gjithmonë përkrah
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizua...