Lajme

Vrasja e 14 vjeçarit në lagjen “Kodra e Trimave”, prokuroria merr vendim për të akuzuarin

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 02 March 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj E.V., për shkak të dyshimit për vrasjen e 14 vjeçarit në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Ndaj të dyshuarit sipas gjykatës rëndon akuza për veprën penale vrasje e rëndë.

“Prishtinë 02 mars 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.V. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 02 mars 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.V. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.V. e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Të pandehurit E.V. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 185 paragrafi 1 dhe neni 187 paragrafi 1. nënparagrafi 1.1 dhe paragrafi 1 nënparagrafi 1.2 dhe pika 1.2.3 të KPPRK-së.

Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e ndalon ekzekutimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera