Lajme

Vrasja dhe plagosja e disa personave në Aktash, dyshohet se në rast janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 01 September 2024

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur.

Dyshohet se edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

-Advertisement-

Në këtë rast dyshohet se janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat, si shkak i telasheve që kanë pasur edhe më herët.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.

Siç mëson Gazeta Sinjali, Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por të njëjtit kanë arritur të ikin.

Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera