Lajme

Voziti i dehur në shirit të kundërt, arrestohet shoferi që e shkaktoi aksidentin me fatalitet sot

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 23 July 2026

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar shoferin që shkaktoi aksidentin e sotëm në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Ai dyshohet për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

“I dyshuari mëngjesin e sotëm në fshatin Studime në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, në gjendje të dehur ka vozitur veturën në shiritin e kundërt të rrugës duke shkaktuar një aksident me një veturë tjetër, ku për pasojë një grua ka mbetur e vdekur, ndërkaq shoferi dhe tre (3) pasagjerët kanë marrë lëndime serioze dhe po marrin tretman mjekësor ne QKUK”, tha prokuroria.

-Advertisement-

Prokuroria tha se në vendngjarje ka dalë prokurori kujdestar për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Për personin e ndaluar, brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy