Lajme

Von der Leyen e akuzon Erdoganin për seksizëm: Më lanë në këmbë se jam grua

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 27 April 2021

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka akuzuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për seksizëm, duke kujtuar incidentin e ndodhur gjatë vizitë së saj në Ankara dy javë më parë.

Në atë takim, ishin vendosur vetëm dy karrige në qendër të sallës, ku u ul Erdogan dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ndërsa Von der Leyen u detyrua të ulej në një divan, pas disa sekondash tepër të sikletshme në këmbë.

Arben Vitia tregon se a do të jap dorëheqje

-Advertisement-

“Nuk gjeta asnjë justifikim për atë që ndodhi. Prandaj më duhet të dal në përfundimin se ndodhi pasi unë jam një grua”, tha Von der Leyen. “Unë jam gruaja e parë që bëhet presidente e Komisionit Europian. Jam presidente e Komisionit Europian dhe prisja që të trajtohesha si e tillë kur vizitova Turqinë. A do të kishte ndodhur kjo po të kisha veshur kostum dhe kravatë? Në fotot e mëparshme që kam parë, nuk dallova mungesë karrigesh, por gjithashtu nuk pashë asnjë grua në takime”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera