Lajme

Arben Vitia tregon se a do të jap dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 27 April 2021

Është duke vazhduar seanca në Kuvendin e Kosovës ku temë diskutimi do të jetë situata epidemiologjike dhe sigurimi i vaksinës anti-Covid, shkruan Gazeta inFokus.

Arben Vitia i është kundër përgjigjur Deputetit të AAK-së, Bekë Berishës se a do të jap dorëheqje.

85-vjeçari ankohet se vaksina Anti Covid ia ka rritur dëshirat seksuale, policia e kap dy herë brenda ditës me prostituta

-Advertisement-

“I nderuar zotëri Berisha unë nuk kam thënë dje se do të jap dorëheqje, dorëheqje është akti më i lehtë, qa kam thënë dje, unë kam thënë se do të mbaj përgjegjësi penale, morale, ligjore deri në dorëheqje, dorëheqja është akti më i lehtë që mund ta bëjë, ajo nuk em lan prej kurgjafit, nëse kam refuzuar të nënshkruaj diçka si po aludoni ju dhe disa nga deputetët e juaj, unë do të jap përgjegjësi, penale juridike, morale, çfarëdo përgjegjësie që me jepet”, ka thënë Arben Vitia.

Ndërsa i është kundër përgjigjur Bekë Berishës se është e pamundur të vaksinohet 15 përqind e popullsisë për 15 ditë.

“Zotëri Berisha të thuhet se për 15 ditë të thuhet se duhet të vaksinohet 15 përqind e popullatës kur nuk kemi gjet asnjë vaksinë e disa negociata nuk kanë qenë në dinamikën e duhur , faleminderit që besoni kaq shumë në neve po edhe po të ishte dikush ndoshta supermen nuk  do të mund ta organizonte, për 30 ditë 15 përqind me vaksinu popullatën. Kur kemi hy ne me datën 30 mars është jashtë çdo pritje dhe jashtë normales”, ka thënë Vitia. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera