Lajme

Von Cramon thotë se Vuçiq e takoi Zelenskyn për t’i bërë presion për mosnjohje të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 22 August 2023

Eurodeputetja Viola von Cramon po vlerëson se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takua me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskyy për t’i bërë presion atij që mos ta njohë Kosovën.

”Ka shumë të ngjarë që Vuçiq të ketë rënë dakord të takohet me Zelenskyy për të ushtruar presion kryesisht ndaj Ukrainës: armë për mosnjohjen e Kosovës”, shkroi ajo në një postim në platformën X.

Megjithatë, Von Cramon shprehu shpresën se Zelenskyy e kupton rrezikun politik të asaj marrëveshjeje.

-Advertisement-

”Pavarësia dhe stabiliteti i Kosovës janë gjithashtu në interes të Ukrainës”, shtoi ajo në përgjigjen e saj ndaj një postimi të mëparshëm të deputetit ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili tha se Ukraina duhet ta njohë Kosovën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera