Von Cramon: Serbia s’ka as një shansë të ecë para pa i zbatuar detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit
Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 28 May 2024
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se nuk do të këtë përparim të Kosovës dhe Serbisë drejtë BE-së, pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri me tani me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Cramon e ka bërë të qartë se Kosova dhe Serbia nuk kanë asnjë shans që të ecin përpara pa i zbatuar detyrimet nga marrëveshja e Ohrit.
“Absolutisht për Serbinë tashmë është e detyrueshme. Është në kaputillin 35. Serbia nuk e ka as edhe një shansë që të ecë përpara pa i zbatuar detyrimet që vijnë nga Marrëveshja e Ohrit. Kjo vlen njëjtë edhe për Kosovën. Kemi biseduar për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.
Nuk di për detyrimet individuale që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, por është e vërtetë që të dyja palët duhet të punojnë për këtë dhe të shohim një zbatim sa më të shpejtë të këtyre detyrimeve”, ka thënë Cramon.
Tutje Cramon vlerëson se BE po e favorizon Serbinë në raport me Kosovë, për këtë ka dhënë disa shembuj.
“Po nëse e shihni për shembull se si sulmi në Banjskë po trajtohet, ka padyshim një paragjykim. Pra, ka pasur masa kundër Kosovës pas incidentit të majit 2023, por nuk ka pasoja për Serbinë pas Banjskës në shtator 2023. Kjo natyrisht që nuk është e drejtë! Kjo është arsyeja që shpresojmë se së shpejti do të largohen masat ndaj Kosovës”, ka thënë Cramon. /Gazeta10
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...