Volkswagen planifikon të hapë 5 mijë vende pune nё Ballkan
Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 06 March 2019
Nga mediet nëpër Ballkan po konsiderohet tërmet ekonomik një investim një miliardësh i koncernit gjerman Volkswagen (VW).
Investimi 1,4 miliardë euro do të ofrojë 5 mijë vende pune dhe do të forcojë eksportin vendas me 4,5 miliardë euro në vit në Ballkan.
Që prej nëntorit të kaluar kur VW bëri të ditur se do të hapë një uzinë të re në „Europën Lindore”, shpresa kanë krah Bullgarisë dhe Serbisë edhe Rumania, Turqia dhe Maqedonia.
Pyetur nga Deutsche Welle deri tani është thënë nga Volfsburgu se nuk është marrë ende vendim në cilin vend ku do të ngrihet uzina.
Mediet spekulojnë, se VW do të marrë vendim në muajin prill, kurse makinat e para nga uzina e re do të dalin nga prodhimi më 2023.
Hapje vendi për makina elektrike nga Gjermania
Ka kohë që prodhuesi gjerman i automjeteve është duke flirtuar me Europën Juglindore. Kjo i përshtatet njoftimeve se uzinat bazë në Zvikau, Emden dhe Hanovër do të specializohen për prodhimin e automjeteve elektrike. Prodhimi i “VW Passat” është vendosur në Çeki, ku do të prodhohen së afërmi dy modele, “Škoda Karoq” dhe “SEAT Ateca”. Por mendohet që do të ketë edhe një fabrikë shtesë në Ballkan.
“Arsyeja kryesore për ndërtimin e saj janë kostot e personelit. Ato janë atje shumë më të ulëta se në Europën Perëndimore,” thotë Stefan Bratzel nga Center of Automotive Management (CAM). Edhe vetë vende si Polonia dhe Hungaria nuk mund të jenë më të përfytyrueshme për një gjë të tillë. “Pika e dytë e rëndësishme janë kostot e energjisë. E treta është që rrjeti i furnizuesve ndodhet në vend,” thekson Bratzel në bisedë me DW.
Në Serbi shtohen shpresat se në shumë pika ka përfitime. Rroga mesatare në vend është 500 euro në muaj. Investitorët potencialë joshen me subvencione, lehtësime taksash dhe investime shtetërore në infrastrukturë. Përveç kësaj në Serbi janë vendosur disa furnizues gjermanë automjetesh: si specialisti për kabllot Leoni ose ZF Fridrishafen.
“Personeli i kualifikuar është gjithnjë vendimtar. Sallat e fabrikave mund t‘ i ndërtosh kudo,” mendon eksperti serb i automjeteve, Mladen Alvirović në një intervistë për televizionin. Me fuqi punëtore të kualifikuar, edhe Serbia mund të jetë kandidate, sepse koncerni italian FIAT ka vite që ka një fabrikë moderne në Serbinë Qendrore. „Këto punë janë një bazë e mirë për secilin prodhues makinash”, thotë Alvirović.
Por edhe qeveria bullgare është e sigurt se do fitojë në garë. Para disa javësh një përfaqësues i VW shkoi në Sofje dhe bisedimet kanë përparuar mjaft, thotë një përfaqësues i rangut të lartë i partisë në pushtet, që dëshiron të mbetet anonim. Politikanë dhe ekspertë nga Sofia mendojnë se Bullgaria, si vend anëtar i BE ka më shumë përparësi në garë se sa Serbia.
“Kjo është shumë e rëndësishme”, mendon eksperti gjerman i automjeteve, Bratzel. Megjithëse Serbia si vend kandidat ushtron tregtinë e lirë me BE, anëtarësia në BE e Bullgarisë ofron rregulla më të thjeshta dhe më pak të komplikuara për këmbimin e mallrave dhe pjesëve të këmbimit. “Kjo nuk do të thotë se doemos VW vendos për Bullgarinë meqenëse është vend anëtar i BE,” thotë Bratzel.
Mitko Vasilev, shef i Dhomës bullgare të Industrisë dhe Tregtisë beson se politikanët në Sofje dhe në Beograd janë të gatshëm të japin subvencione nga arkat shtetërore për të joshur VW. “Pala bullgare do të bëj çdo gjë, për të arritur kushte të mira për investimet. Por, duhen marrë parasysh rregullat e BE-së,” thotë Vasilev për DW. “Nga ana tjetër Serbia nuk është vend anëtar i BE dhe rregullat për të kufizuar ndihmat shtetërore, nuk janë shumë të forta.”
Biznesi mund të ndryshojë fuqinë e ekonomisë tonë, thotë kryeministri serb, Aleksandar Vučić. Ai ka hedhur hapat e para të gjithë strategjisë. Njësoj si në vendet fqinje edhe politikanët e Serbisë e prezantojnë veten sikur investimi është bërë vetëm falë tyre. Për propagandën politike uzina e VW do të ishte vërtet një gjë shumë e madhe.
Të tjera
-
Kapet duke vozitur pa kategorinë përkatëse, gjobitet shoferi i kamionit
Policia e Kosovës njofton se të enjten, gjatë patrullimit ka ndaluar kamionin...
-
Certifikohen snajperistët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Baz...
-
Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen
Qeveria e Kosovës vlerëson se padrejtësisht Bashkimi Evropian po i mban masat...
-
Kosova vazhdon lobimin për KiE, MPJD optimist pranim
Kosova po vazhdon të lobojë me intensitet të lartë për anëtarësimin e saj në ...
-
Bogujevci kërkon sqarime pse sigurimi i Kuvendit nuk iu përgjigj dje thirrjes së saj
Një situatë e tensionuar u krijua dje në seancën plenare të Kuvendit të Kosov...
-
Raporti për lirinë e mediave, Krasniqi: Qeveria Kurti na turpëroi përsëri
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në ind...
-
“Më nuk besoj në drejtësi…” Babai i Triumf Rizës i pakënaqur me dënimin prej 25 viteve burgim për Enver Sekiraqën
Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Enver Sekiraqa është dënuar me ...
-
Ky është arsyetimi absurd i qeverisë për raportin ku Kosova renditet 19 vende më poshtë në indeksin e lirisë së medias
Zëdhënësi i zyrës së kryeministrit Albin Kurti, Përparim Kryeziu ka reaguar ...
-
Enver Sekiraqa dënohet me 25 vite burgim për nxitjen e vrasjes së Triumf Rizës
Enver Sekiraqa është dënuar me 25 vite burgim për nxitjen e vrasjes së ish-po...
-
Dënohet me 24 vite burgim i akuzuari për dhünimin e një 14 vjeçareje në Prizren
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarin E.G me 24 vite burgim p...
-
LDK: Rënia në indeksin e lirisë së shtypit një alarm që duhet të na mobilizojë të gjithëve
Pas rënies për 19 vende të Kosovës në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të...
-
Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë...