Lajme

Vodhi në një mishtore në veri, vetëdorëzohet në Polici por del se kërkohej për 26 raste

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 24 August 2024

Një person është vetdorëzuar në Stacioni Policor në veri, pasi kërkohej për një rast vjedhje në një mishtore. Ai ka dorëzuar gjërat e vjedhura, por pas verifikimit të personit të dyshuar, i njëjti rezulton të jetë recidivist i 26 veprave të ngjashme penale në të kaluarën.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë se më 14 gusht, rreth orës 23:00 në rrugën “ Sutjeska”, më saktësisht në mishtoren “North City”, një person i dyshuar kishte hapur derën e mishtores me forcë, më pas nga lokali kishte vjedhur para të gatshme rreth 6000 dinar, një laptop HP në vlerë prej 400 euro dhe një telefon celular në vlerë prej 150 euro.

“Rasti është raportuar nga ankuesi të nesërmen. Pas një pune ekipore nga ana e hetuesve, është arritur që të identifikohet personi i cili ka kryer veprën në fjalë. Personi i dyshuar M/SH/K viti i lindjes 1987, është kërkuar disa herë në shtëpinë e tij, mirëpo nuk është hasur, ndërsa dje është vetdorëzuar, është intervistuar me prani të mbrojtësit të tij dhe ka dorëzuar gjërat e vjedhura. Lidhur me rastin në fjalë pas konsultimit me prokurorin, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa gjërat e vjedhura do t’i kthehen pronarit”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera