Lajme

Vodhën dhe shitën kabllot e PTK-së, arrestohen dy burra në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 19 August 2022

Policia e Kosovës të martën ka arrestuar dy persona dhe një tjetër është shoqëruar për në stacionin e policisë, pasi dyshohet se vodhën dhe shitën kabllot e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Sipas policia pas një pune hetimore kanë gjetur se dy të dyshuarit vodhën kabllot dhe i shitën tek një person i tretë, pronar i një deponie hekurash, shkruan  Gazeta Infokus.

Dy burrat që vodhën kabllot me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje derisa pronari i deponisë së hekurave është liruar pas intervistimit.

-Advertisement-

“Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë  nën dyshimin se në hapësirat e PTK-së kanë vjedhur kabllo tokësore. Gjithashtu është shoqëruar në stacionin policor edhe i dyshuari i tretë mashkull  kosovar  pronar i një deponie hekurash nën dyshimin se ka blerë kabllot në fjalë. Në lidhej me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera