Lajme

Vlora Çitaku për reduktimet e energjisë: “Kryeministër kur nuk din nuk është marre me pyet”

Autori: Islam Morina 11:01 | 17 September 2022

Ish – ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, lidhur me krizën energjetike në vend dhe reduktimet e energjisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka thënë se rryma i është ndalur që nga ora 9:00 e mëngjesit dhe sipas saj ky është një paralajmërim për dimrin e vështirë që na pret.

Çitaku ka thënë se kjo krizë energjetike ka kapluar globin por vetëm në Kosovë ka reduktime dhe i ka sugjeruar kryeministrit Kurti që kur nuk din nuk është marre më pyet.

-Advertisement-

“Rryma u ndalë prej orës 09:00, si paralajmërim për dimrin e vështirë që po na pret.

Ne e dimë që kriza energjetike e ka kapluar tërë kontinentin tonë. Po vetëm në Kosovë ka reduktime. Mos shkoni më larg, ja ku e keni Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore. Merrni mësim.

Kryeministër, kur nuk din, nuk është marre me pyet”, ka shkruar Çitaku në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera