Vlora Çitaku, folëse kryesore në mbrëmjen gala të refugjatëve – tregon për shpërnguljen nga Kosova (Video)

Autori: Gazeta inFokus
21:51 | 26 April 2017
‘Refugees International’, organizata që përpiqet të lehtësojë vuajtjet e njerëzve të zhvendosur nga konfliktet apo fatkeqësitë natyrore, tërhoqi përsëri mbrëmë vemendjen e donatorëve dhe të politikanëve për të ndihmuar. Në një mbrëmje gala në qendër të Uashingtonit, folën aktorë, ligjvënës dhe veprimtarë me njohje botërore.
Në këtë mbrëmje ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ishte ndër folëset kryesore, njofton VoA.
Bota ndodhet në një krizë historike refugjatësh, me 65 milion njerëz të zhvendosur, numri më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky ishte vlerësimi i organizatës ‘Refugees International’, e cila vepron prej 38 vjetësh për të rritur ndjeshmërinë e atyre që kanë fuqinë dhe mjetet për të ndihmuar.
Vitin e kaluar, botës iu shtua një krizë e re refugjatësh, ajo e shkaktuar nga konflikti i përgjakshëm në Siri, që u shoqërua me imazhet tragjike të rënies së Alepos.
Një ndër folëset kryesore, ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, tha se pikërisht 18 vjet më parë, ajo vetë ishte një refugjate, e detyruar të zhvendosej si pjesë e fushatës së spastrimit etnik.
“Nuk do të harroj kurrë se si thërriste nëna ime: ‘Vlora, kujdesu për motrat dhe kurrë mos e harro vendlindjen. Sot, miliona refugjatë nga vende të ndryshme të botës janë të detyruar të jetojnë me të njëjtat fjalë në mendje: ‘Kurrë mos harroni se nga keni ardhur’”, rrëfen Çitaku.
Çitaku tha se askush në botë nuk dëshiron të jetë refugjat dhe askush nuk zgjedh të jetë refugjat.
“Më kujtohet se si dola nga shtëpia me tre motrat e mija, duke mbajtur të voglën në krahë, pa e ditur se ku do të shkonim, pa adresë, të ndarë nga çdo gjë që njihnim dhe donim. Jetonim me frikë, por e mbanim veten me shpresën se një ditë do të ktheheshim në shtëpi.”
Ajo tha se kishte ardhur për të treguar jo se kishte qenë refugjate, por se kishte mundur të kthehej në shtëpi. Historia e Kosovës, tha zonja Çitaku, tregon se njerëzimi është i aftë të bëjë mrekullira.
“Por ndërsa politikanët kanë nevojë për kohë për t’u marrë me problemet e botës, ne të tjerët thjesht kemi nevojë të tregohemi humanë dhe bujarë”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit, nesër pritet që vendi të mbulohet nga bora
Për të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe pritet të...
-
Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon...
-
Vërshimet në Mitrovicë, Hamza: Si komunë, do të ndajmë gjysmë milion euro për dëmet
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, do të ndajë gjysmë milion euro...
-
Rreth 500 mijë euro u mblodhën për tri orë për familjet që pësuan nga përmbytjet
Rreth 500 mijë euro janë grumbulluar sonte, në mbrëmjen humanitare ‘’Bashkë i...
-
Veriu, çështja për të cilën keqinformohen më së shumti kosovarët
Qytetarët e Kosovës hasin më së shumti në keqinformim kur bëhet fjalë për ngj...
-
Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash
Para pak ditësh, Enis Osmani, këshilltari politik i ministrit të Bujqësisë, F...
-
Peci: Lista “Guxo” e ka kusht për partnerin qeverisës njohjen reciproke në dialog
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se partia GUXO është pro një marrëveshje...
-
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas
Përderisa forcat ruse po vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës, shefi i ag...
-
Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëv...
-
“Nuk ka më parlament”, Berisha paralajmëron: Kësaj here beteja do të jetë pa kthim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se opozita nuk do të lejojë ...
-
Ministrit Vitia ia lëshojnë në emision deklaratën ku tha se “s’kthehem në MSH”, ja si arsyetohet sot
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, befasoi opinionin publik me rikthimin e...
-
Zelensky për Putinin: Ai është askushi, një gjë thotë e tjetër bën
Presidenti heroik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një intervistë së fundmi...