Vllasi: Vuçiq fajtor për situatën në Veri, po vepron sikur Millosheviqi dikur

Autori: Gazeta inFokus
08:11 | 31 May 2023
Azem Vllasi e ka lënë fajtor presidentin serb Aleksandër Vuçiq për situatën e krijuar në Veri, ditëve të fundit.
Avokati dhe ish-politikani kosovar ka thënë në një intervistë për Front Online se i pari serb e destablizon këtë pjesë sa herë i ka punët keq brenda shtetit që drejton, Serbisë.
Në Zveçan të Kosovës, më 29 maj, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërhyri dhe nga përleshjet me protestues serbë mbetën të plagosur 30 paqeruajtës ndërkombëtarë.
“Vuçiqi po instrumentalizon Serbët e pjesës veriore të Kosovës për nevoja dhe interesa të vetat sikur Millosheviqi në kohën e vet. Kurdo që Vuçiqi ka probleme të brendshme, vëmendjen e kthen kah Kosova duke shkaktuar tensione përmes bandave serbe. Kështu i bën shërbim edhe Rusisë e cila haptazi qëndron prapa zhvillimeve të tilla”, u shpreh Vllasi.
Sipas tij, Serbia synon ta ndajë Veriun nga Kosova.
“Synimi i Beogradit është që pjesën veriore ta shkëpus nga sistemi juridik e institucional të Kosovës dhe ta realizon synimin për “Baskësinë e Komunave Serbe” me kompetenca pushteti për Serbët e Kosovës, e të ndërlidhur me shtetin dhe pushtetin e Serbisë”, potencoi Vllasi.
Vllasi shpjegoi kronologjikisht se si rrodhën gjërat.
“Për zhvillime në tri komuna veriore përgjegjsia bie ekskluzivisht te Vuçiqi. Me urdhërin e tij janë tërhjek Serbët në veri nga shërbimi policor. Janë tërhjek kryetarët e katër komunave. Lista Serbe është tërheq nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës. Jan ndaluar Serbët të dalin në votime për kryetarë të këtyre komunave. Trazirat e djeshme në tri komuna dhe sulmin ndaj policisë dhe KFOR-it i shkaktuan bandat kriminale të dirigjuara nga Beogradi”, tregoi Vllasi.
Si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës dhe lëndimit të 30 pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), në atë pjesë, aleanca veri-atlantike ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.
NATO-ja e ka bërë të ditur këtë vendim, përmes një postimi në Twitter.

Të tjera
-
Policia e Kosovës shpall konkurs për vende të reja pune në disa qytete
Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për disa pozita të lira pune në kuadër ...
-
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje
A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? ...
-
Muharremi: VV dominon te votuesit me të ardhura të ulëta, PDK ngjitet te shtresa e pasur
Analisti Shenoll Muharremi ka ndarë rezultatet e matjes së fundit të opinioni...
-
NASA ka bërë një zbulim të ri e të jashtëzakonshëm
Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s ka kapur së fundmi prova të një plane...
-
Fundjavë zie në Ferizaj, vdesin dy të rinj në rrethana të ndryshme
Fundjava që lamë pas ka qenë tejet e rëndë për qytetin e Ferizajt, i cili ësh...
-
Digjet një objekt në fshatin Sllovi të Lipjanit
Në fshatin Sllovi të Lipjanit sonte ka shpërthyer një zjarr i madh në një obj...
-
Protesta në Beograd, Aleksandar Ivanoviq: Njerëzit janë të vendosur ta luftojnë regjimin mafioz deri në fund
Rreth dhjetë mijë njerëz janë mbledhur para Zyrës së Prokurorit të Lartë ...
-
Mesazhet kryesore të Macron nga telefonata me presidentin iranian
Presidenti francez Emmanuel Macron ka përdorur rrjetet sociale për të thënë s...
-
“Ti humbe”/ Rama i përgjigjet deputetit britanik me foto AI: Të pres me padurim në Shqipëri siç të premtova
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe i është përgjigjur deputetit bri...
-
Bie aksidentalisht nga ballkoni i banesës një katërvjeçare në Lezhë
Një katërvjeçare në Lezhë ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës. P...
-
Zhduket 13-vjeçarja nga Istogu me banim në Gjermani, kërkohet ndihmë për gjeten e saj
Një vajzë 13-vjeçare nga Istogu, që jeton në Gjermani, është zhdukur që n...
-
IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspe...