Lajme

Vllasi: Dy shqiptarë luftuan në anën e serbëve në Koshare, njëri me mbiemrin Maxhuni u vra

Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 10 April 2023

Naser Vllasi, i njohur edhe si komandant “Kobra”, ka treguar detaje të panjohura më parë për Betejën e Koshares.

Janë bërë 24 vjet prej fillimit të Betejës së Koshares, ndërsa akterët e saj po tregojnë detaje në emisionin Pressing në T7. Vllasi tregon se, për fat të keq, në anën e serbëve ka pasur edhe shqiptarë.

“Në anën e serbëve kanë shërbyer edhe dy shqiptarë. Kanë qenë në shërbim të rregullt, që ata i kanë quajt në thonjëza “të ndershëm”. Për atë ditë në patrollim, njëri me mbiemër Berisha dhe një me mbiemër Maxhuni, i cili është vrarë. Kjo nuk është për mu habit”, tregon Vllasi.

-Advertisement-

Tutje ai thotë se serbët tani mundohen ta minimizojnë këtë betejë, për shkak të humbjes që pësuan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera