Lajme

Vjosa Osmani takon kryetarin e Parlamentit të Turqisë, ja për çfarë diskutuan

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 01 March 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka takuar kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social ‘FacebooK’, ka thënë se kanë biseduar për marrëdhënie shumë dimensionale, te cilat do të forcohen edhe më tej.

“Sot në takim me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, z.Mustafa  Şentop, me të cilin biseduam për marrëdhëniet shumëdimensionale, të cilat do të forcohen  edhe më tej nga bashkëpunimi në shumë sfera, duke e llogaritur Turqinë partner strategjik në shumë procese”, ka shkruar Vjosa./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera