Sport

Vjen fitorja e dytë për Liverpoolin

Autori: Gazeta inFokus 00:14 | 21 August 2018
Liverpool ka arkëtuar pikë të plota nga udhëtimi në Londër, duke e mposhtur Crystal Palace.

Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur të mposht 0-2 Crystal Palacen në stadiumin ‘Selhurst Park’.

Ishte James Milner që në minutën e 45’ kaloi në epërsi Liverpoolin duke shndërruar në gol një penallti të fituar nga Mohamed Salah.

Në minutën e fundit, erdhi edhe goli i dytë i Liverpoolit, i realizuar nga Mane.

-Advertisement-

Kjo është fitorja e dytë e Liverpoolit këtë sezon, pas fitores 4:0 ndaj West Ham United në ‘Anfied Road’.

Në xhiron e ardhshme ‘The Reds’ kthehen të luajnë në shtëpi, ku presin Brightonin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera