Vjedhja e identitetit”, Policia e Kosovës i dërgon në mbajtje tre persona
Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 02 August 2023
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona janë dërguar në mbajtje pasi dyshohen për vepra penale që lidhen me vjedhje të identitetit.
Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Mitrovice Jugu, e kanë trajtuar një rast pas një informate të pranuar dje.
Informata është pranuar nga zyrtarë të regjistrit civil, pas aplikimit të një personi rreth 30 vjeçar për letërnjoftim, i cili sipas Policisë, dyshohej se nuk ka paraqitur të dhëna të sakta të identitetit.
“Pas hetimeve të zhvilluara dhe bashkëpunimin me zyrtarët e ARC-së, është krijuar dyshimi se J.K., nuk është personi me të dhëna të vërteta. I dyshuari kishte siguruar ekstraktin e lindjes me plotësimin e deklaratave të rreme nga të dyshuarit: Sh.H (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) dhe B.D (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar)”, ka bërë të ditur Policia.
Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë, ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet “vjedhja e identitetit”, “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “deklarim i rrem”.
Sipas Policisë, të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurorja kujdestare, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell. Në orët e hershme të mëngje...
-
Kurti kujton Robajn: Atje ku shëroi plagë lirie, atje dhe ra nga plagët e lirisë
Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar Shpëtim Robajn në 26-vjetorin e mbytjes ...
-
Hasani: Dekani Avni Puka s’ka disertacion të doktoraturës në La Sapienza, i kam të gjithë provat, mund t’ia ofrojë Prokurorisë
Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, në vazh...
-
Kurti: Serbët në Kosovë janë çliruar nga strukturat kriminale, por shqetësohem se nuk kanë entuziazëm e as lumturi
Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës d...
-
“S’pash asnjë kerkim falje sot!”, Zogaj kritikon ashpër pushtetin pas vonesës së pagave për punëtorët publik
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka kritikuar dështimin për ...
-
Bajrami vazhdon me kritika ndaj Muratit: Hekuran, Eja në studio flasim për huqjet e mia e tuat
Ka vazhduar përplasja verbale mes ministrit Hekuran Murati dhe deputetes së L...
-
Molliqaj reagon pas dështimit të ekzekutimit të pagave: Lajmi i ditës, pritet ‘harrnimi’ i situatës
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deshtimit të ekzekutimit të pag...
-
Haxhiu për pagat e paekzekutuara: Ky dështim nuk guxon të kalojë pa ndëshkim
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka bërë thirrje për ndëshkim dhe protesta kol...
-
Qeveria ndau 100 mijë euro për Koalicionin Global kundër ISIS-it në 10-vjetorin e themelimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë ...
-
Çmimi i karburantit në rënie pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme
Çmimet e karburantit vazhduan të jenë të qëndrueshme të hënën dhe pritet që t...
-
Matoshi: Budallenjtë dhe injorantët janë në pushtet!
Komentatori politik, Halil Matoshi, ka qenë mjaft kritik me qeverinë e Albin ...
-
A mund të rrezikohet Kosova nga Venezuela, flasin njohësit e sigurisë
Në një takim ndërministror në OKB, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ...