Lajme

Vizita në objektin e ri të Fakultetit të Matematikës – Von der Leyen i bëri bashkë dje Kurtin e Ramën

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 02 October 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë vizituar dje objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës.

Në vizitë ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që pas shumë kritikave ndaj Kurtit, te dy bashkë i bëri Presidentja e Komisionit Evropian.

Objekti i ri është realizuar përmes një investimi të përbashkët të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me vlerë të përgjithshme prej 17.98 milionë eurosh.

-Advertisement-

Nga kjo shumë, rreth 11.9 milionë euro janë financuar nga Bashkimi Evropian, 5.08 milionë euro nga Universiteti i Prishtinës, ndërsa 1 milion euro nga Ministria e Arsimit.

Ndërtesa e re ka një sipërfaqe prej rreth 14 mijë metrash katrorë dhe është ndërtuar në kuadër të marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Nga ky projekt pritet të përfitojnë rreth 2,300 studentë të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore.

Studentët tashmë kanë në dispozicion ambiente të reja dhe bashkëkohore, përfshirë pajisje laboratorike, inventar të ri dhe hapësira më të mëdha përreth objektit.

Vizita e Kurtit dhe Von der Leyen në këtë fakultet u zhvillua gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian në Kosovë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy