“Vizita e Escobarit s’është presion, po rikonfirmohet mbështetja e vazhdueshme”

Autori: Gazeta inFokus
16:51 | 25 April 2022
Vizita e Ndihmës Sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Gabriel Escobar, nuk mund të konsiderohet si presion por edhe mbështetje e SHBA-së për Kosovën, thotë për Ekonomia Online, njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Arbnor Sadiku.
Ai thotë se ardhja fillimisht e senatorëve e më pastaj e zyrtarëve amerikanë, mund të shihet më tepër si rezultat i zgjedhjeve të fundit në Serbi.
“Realisht ardhja e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara Amerikës në Kosovë dhe në Ballkan ditëve në vijim është më tepër se rezultat i zgjedhjeve që realisht kanë ndodhur në Serbi ditëve të fundit. Natyrisht që legjitimiteti i konfirmuar i presidentit Vuçiq nënkupton që Kosova duhet të vazhdoj dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Duke pasur parasysh në anën tjetër që kemi një president i cili është aktual dhe në anën tjetër kemi skadimin e marrëveshjes për targa midis Kosovës dhe Serbisë dhe këto do të jenë si me thënë temat kyçe relevante për të nisur bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë”, thotë Sadiku .
Sadiku thotë se presion nga ndërkombëtarët më vonë do t’i bëhet edhe Serbisë, por që thotë se kjo po vërehet vetëm mbi Kosovën, pasi sipas tij, SHBA-ja e ka një afërsi me shumë me Kosovën sesa me Serbinë.
“Edhe Serbisë do t’i bëhet presion por ne e vërejmë vetëm presionin që vjen tek ne sepse siç dihet Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një afërsi ose janë në një aleancë më të madh me Kosovën se sa me Serbinë. Natyrisht vetë shteti i Kosovës është krijesë e ShBA-ve dhe është krejt e natyrshme që presioni të jetë më i madh për Kosovën se sa për Serbinë. Dihet që Serbia ka preferenca tjera, më shumë është e ndërlidhur me Rusinë dhe Kinën kurse Evropën e sheh si alternativë të tretë dhe të katërt. Prandaj vetë ardhja prezenca e ndërkombëtarëve, kryesisht e diplomatëve amerikanë dhe përfaqësueseve special për Ballkanin në Kosovë, nënkupton që Kosova nuk ka vetëm presion po ka edhe mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mos të ketë frikë nga dialogu”, u shpreh Sadiku.
Të tjera
-
Aksident me fatalitet në rrugën Kllokot – Viti, vdes një motoçiklist
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së premten në rrugën Kllokot – Viti, si...
-
Avokati i Popullit: Kodi Civil të sigurojë të drejtat e barabarta për personat e sekseve të njëjta
Marrëdhëniet familjare të personave me sekse të njëjta duhet të njihen dhe të...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet edhe çështja e Trustit
Të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuve...
-
Ish-zëvendësministri dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, publikon video ku shtihet me armë
Ish-zëvendësministri i Qeverisë së Kosovës, njëherit edhe anëtarë i kryesisë ...
-
Sulmon policët, arrestohet 20 vjeçari në Suharekë
Njësiti patrullues i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë shqiptimit të një t...
-
Nuk do ta besoni se çfarë i ka ndodhur kryetarit të KOK-ut në Japoni
Kryetari i Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ekskluziv...
-
EMOCIONUESE: Kryetari i KOK-ut Ismet Krasniqi tregon një moment rrëqethës për Majlinda Kelmendin
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i ftuar në emisionin...
-
EKSKLUZIVE: Kjo është shifra marramendëse që Kosova do të paguante për marketing e që Majlinda e Distria e bën me fitoren e tyre
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka treguar vlerën të...
-
Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Beograd
Pas rivotimit për herë të dytë në fshatin Tërnoc ne lagjen e strukturvae ësht...
-
Krasniqi: Kosova po vuan nga një qeverisje depresive, prandaj ambasadat janë plot me aplikime
Kryetari i PDK-së, Memli Kasniqi, me zyrtarë të tjerë të PDK-së kanë mbajtur ...
-
Aksident në qendër të Prishtinës, ka të lënduar
Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë....
-
Reagon fuqishëm Klitschko pasi që u citua “sikurse Kosova që është çliruar nga Serbia, do të çlirohemi nga Rusia”,
Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, nuk ka bërë asnjë deklaratë për Kosovën ...