Ekonomi

“Viva Fresh Store” ndot Prishtinën, komuna e gjobitë

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 08 April 2019

Drejtori i inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se të hënën kanë gjobitur një supermarket në kryeqytet për ndotje të mjedisit.

Gazeta inFokus, merr vesh se bëhet fjalë për “Viva Fresh Store”, në rrugën B, e cila nuk ka vendosur kontejner për hedhjen e mbeturinave të biznesit.

Për këtë arsye, inspektorët i kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 euro.

-Advertisement-

“Supermarketet kanë për obligim kontratën për pastrim, dhe duhet ta kenë kontejnerin e vet. Nuk do të tolerojmë ndotjen e mjedisit përreth. 500 euro gjobë, dhe obligim përmes procesverbalit që t’i largojë të gjitha mbeturinat”, ka njoftuar Tahiri, përmes llogarisë së tij në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera