FOKUSI NË BUJQËSI

Viti, lansohet analiza për turizëm dhe bujqësi

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 15 March 2018

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), komuna e Vitisë dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, përmes projektit INTERDEV 2, do të lansojnë analizat për zingjirin e vlerave në sektorët e turizmit dhe bujqësisë në Viti, shkruan Infokusi.

Sipas njoftimit, analizat ofrojnë informata për të interesuarit që të kuptojnë cilat janë kapacitetet, sfidat dhe nevojat aktuale për zingjirët respektiv të vlerave si dhe rekomandimet për sektorin e turizmit (mikpritje dhe gastronomi) dhe bujqësisë (pemë, perime dhe kultura drithi).

Në ngjarje do të marrin pjesë Gunther Zimmer, këshilltar dhe shef i zyres kordinuese për bashkëpunim teknik pranë ambasadës së Austrisë, Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë dhe Valbona Bogujevci, asistente e përfaqësuesit të përhershëm dhe kordinatore e programit në UNDP. /INFOKUSI/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera