Fun & Video

Video shokuese: 5-vjeçarja mbetet e varur në rrethojën e ballkonit të apartamentit në katin e 13-të

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 11 June 2020

Një vajzë e vogël që kishte mbetur vetëm në shtëpi, ka arritur ta mashtrojë vdekjen kur ngeci e varur në ballkonin e apartamentit në një lartësi prej mbi 120 metrave.

Kinezja 5-vjeçe po qëndronte jashtë rrethojës mbrojtëse të ballkonit të apartamentit të katit të 13-të, derisa zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Madje njëri prej tyre nuk hezitoi të lëshohet me litar nga kati më i lartë, për ta shpëtuar vogëlushen që kishte filluar të humbë forcën në duart që i kishte vënë në rrethojë të ballkonit.

-Advertisement-

Ngjarja ka ndodhur në Kunming në provincën kineze Yunnan. E mediat lokale raportojnë se vogëlushja kishte qëndruar e varur për më shumë se 10 minuta.

Vajza kishte mbetur vetëm në shtëpi, pasi që e ëma e saj kishte zbritur poshtë për të blerë artikuj të ndryshëm ushqimorë.

E nga kureshtja e madhe kishte dalë në ballkon për të parë se çfarë ka dhe në një moment kishte rrëshqitur duke dalë jashtë ballkonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera