Fun & Video

Video/ Kamioni merr para të pastrehët, 3 të vdekur 6 të plagosur

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 16 March 2021

Të paktën tre të pastrehë kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi u goditën nga një automjet që i shkeli në një trotuar në qendër të qytetit të San Diegos.

Drejtuesi 71 vjeçar i automjetit, një kamion Volvo, u përpoq t’u jepte ndihmë dhe u identifikua tek oficerët. Ai është ndaluar dhe po hetohet për ngjarjen ndërsa ishte i dëmtuar, tha shefi i policisë David Nisleit në një konferencë shtypi, raporton cnn.

Shoferi ishte bashkëpunues dhe nuk u përpoq të largohej nga zona, tha shefi. Shefi i zjarrfikësve tha se tre persona vdiqën në vendin e ngjarjes gjersa të paktën dy persona që u dërguan në spital ishin në gjendje kritike.

-Advertisement-

Ndryshe, ngjarja ndodhi kryesisht në një tunel në qendër të qytetit nën një nënkalim ku Nisleit thotë se shumë njerëz po kërkonin strehim nga shiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera