Sport

VIDEO/ Driblimi i dështuar e bën të duket qesharak, tifozët: CR7 Ka mbaruar!

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 27 Prill 2023

Cristiano Ronaldo është duke përjetuar një periudhë të errët në Arabinë Saudite. Skuadra e Al-Nassr nuk po ia del të marrë rezultatet e dëshiruara dhe një përgjegjësi e madhe bie edhe mbi yllin portugez, i cili nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës në tre ndeshjet e fundit.

Eliminimi nga Kupa përballë Al-Wehda, duket se “thyen” përfundimisht edhe raportet e CR7 me tifozerinë e tij. Në rrjetet sociale ka nisur një fushatë kundër luzitanit, sidomos pas rastit të fundit ku Ronaldo dështon keq në një tentativë për të dribluar kundërshtarin.

Ish-lojtari i Manchester United rrëshqiti dhe humbi kontrollin e topit, teksa duke e lidhur këtë episod me paraqitjet e fundit të luzitanit, tifozët shprehen të bindur se epoka “CR7” është mbyllur përfundimisht.


Madje, ata nuk ngurrojnë të fajësojnë edhe drejtuesit e klubit për nënshkrimin me Ronaldon duke e cilësuar portugezin si transferimin më të keq në historinë e Al-Nassr.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy