Fun & Video

Video/ 5-vjeçari merr makinën e prindërve dhe shkon të blejë një Lamborghini, ndalohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 06 May 2020

Një djalë 5-vjeçar kishte marrë makinën e familjes së tij dhe po planifikonte të shkonte në Kaliforni për të blerë një Lamborghini. Ai u ndal në një autostradë kryesore nga policia e shtetit në Utah ditën e hënë.

Sipas policisë, djali u largua nga shtëpia pas një zënke me nënën e tij, e cila nuk pranoi t’i blinte Lamborghinin që ai i kërkonte.

Kjo bisedë është filmuar nga kamerat e policëve dhe pasi është hedhur në Youtube, ka marrë pothuajse 760,000 shikime.

-Advertisement-

Një polic dëgjohej kur e pyeti djalin, “A jeni 5 vjeç? Uau! ” Ai më pas pyet djalin si ka mësuar të voziste.

Djali, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur sepse është i mitur, “vendosi të merrte makinën dhe të shkonte në Kaliforni për të blerë Lamborghini më vete”, ka shkruar policia në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera