Sport

Vidal drejt Barcelonës për 3 vite, ja sa do të fitojë kiliani

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 03 August 2018

Kur pritej që Arturo Vidal të rikthehej në Serinë A dhe të luante me Interin, krejt papritur ka ndërhyrë Barcelona, që ka ofruar kushte më të mira për mesfushorin kilian. Transferimi i Vidal nga Bayern Mynih te Barcelona tashmë është çështje e mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e palëve.

Por mediat spanjolle sot kanë bërë me dije edhe detajet e kësaj marrëveshje, që u nis dhe mbyll brenda pak ditëve, duke bëfasuar të gjithë.

Arturo Vidal do të nënshkruajë për 3 vite me skuadrën “blaugrana”, duke fituar 9 milionë euro në sezon, lajm që konfirmohet nga “Sport.es”, ndërkohë që ekipi i Bayern do të marrë 20 milionë euro nga ky transferim.

-Advertisement-

Brenda kësaj fundjave pritet që transferimi të zyrtarizohet dhe nga dita e hënë kiliani do të jetë në Barcelonë për të kryer vizitat mjekësore dhe nënshkruar kontratën. Vidal është bleraj e katërt e Barcelonës pas Arthur, Lenglet dhe Malcolm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera