Fun & Video

Veturën që ia vodhën në Vushtrri, e gjen në Gjermani me targa të Beogradit

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 10 January 2019

Qytetari Burim Hasani ka arritur ta gjejë veturën e tij dy vjet pasi ia kanë vjedhur.

Hasanit vetura i ishte vjedhur në Vushtrri, ndërsa atë ka arritur ta gjejë në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.

-Advertisement-

“Sapo e mora xhipin në policinë gjermane në Wurzburg që më është vjedhur tash e dy vite në Vushtrri. Policia gjermane e ka konfiskuar nga një serbe me targat BG-1276-XH. Falënderimi shkon për policinë gjermane që ma kthyen prapë ketë dhuratë”, ka shkruar Hasani në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera