Lajme

Vetura godet një këmbësore në rrugën Prishtinë-Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 08 January 2023

Një automjet ka goditur një këmbësorë në rrugën Prishtinë-Podujevë, sot rreth orës 13:00, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ngasësi i veturës është shoqëruar në stacionin policor.

-Advertisement-

“Rreth orës 13:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësore dhe një auromjet. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja,  e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është shoqëruar në stacion policor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera