Vettingu në drejtësi, sfidë për t`u jetësuar
Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 03 January 2023
Në rrethanat aktuale politike në vend, votimi i Vettingut për drejtësi do të jetë i pamundshëm, duke pasur parasysh që deputetët serbë janë dorëhequr nga Kuvendi i Kosovës. Megjithatë, mbetet të shihet deri në qershor të këtij viti, si do të arrihet që ky proces të kalojë. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbetet optimiste se kjo do të bëhet, e nga shoqëria civile shtjellojnë procedurat.
Vettingu ka qenë edhe zotim që u është dhënë qytetarëve të Kosovës ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo tha se krejt kjo me qëllimin që të kthehet besimi i qytetarëve në institucionet e drejtësisë, teksa shtoi se pas plotësimit të rekomandimeve të komisionit të Venecias lidhur me këtë proces, raporti është dërguar në kuvend. Por për të votuar atë duhet shumica në kuvend, përfshirë edhe komunitetet.
“Nuk do të doja që të dilja në planin B pa u përpjekur ta realizojmë planin A, që është mënyra më e mirë se si në Kosovë mund të jetësohet procesi. Sigurisht ne mund të kemi plan B sepse nuk do të ndalemi të presim derisa të binden deputetet e Kuvendit. Sigurisht që kjo nuk është zgjidhje, megjithatë ne kemi vullnetin për ta shtyrë përpara këtë reformë. Siç e dini nevojitet 2/3 e votave të shqiptareve dhe 2/3 e votave të komuniteteve. Jemi takuar disa herë me grupet parlamentare të opozitës, derisa nuk kemi arritur të kemi takim me Listën Serbe. Por, besoj që kur do të jemi në atë fazë, duhet të takohemi për ta marrë mbështetjen e tyre”, ka theksuar ministrja Haxhiu.
E shoqëria civile vlerëson se sa i përket Vettingut, ekzekutivi do të duhej të ketë një komunikim të mirëfilltë me partnerët ndërkombëtarë që të arrihet të bindet edhe Lista Serbe të bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe votimit.
“Komisioni i Venecias fatkeqësisht ka propozuar të kemi Vetting të pjesërishëm dhe jo të plotë ashtu siç kanë qenë premtimet e partisë në pushtet. Ne mendojmë që edhe me këto ndryshime që do të përfshijnë kryetarët e gjykatave, kryeprokurorët e prokurorive dhe anëtarët e Këshillit Prokurorial, do të duhet të konsiderohet si një hap i rëndësishëm për të përmirësuar integritetin e sistemit gjyqësor dhe prokuroria”, ka theksuar Ehat Miftaraj nga IKD.
E nga KDI, thonë se ende mbetet e paqartë dhe nuk mund të gjykohet si çështje nga rrethanat aktuale.
“Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një reformë që mbështet tek praktika e ndryshimeve kushtetuese që kërkon numrat e 2/3 e deputetëve, duke përfshirë edhe ata të komunitetit pakicë, mund të themi se sigurimi i këtyre numrave do të jetë problematik veçanërisht të atyre të komunitetit serb, që vijnë nga Lista Serbe”, ka thënë Arbër Thaçi nga KDI.
Vettingu sipas procedurave të Kuvendit pritet të marrë drejtim pas gjashtë muajsh.
Të tjera
-
Me inciativë të Pacollit, së shpejti një shesh në Nairobi do të emërohet me emrin e Nënë Tereza- do të ngritet edhe shtatore
Jetlir Zyberaj, ish-shefi i stafit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, ka njo...
-
“Qytetarët e Klinës janë forca ime dhe e AAK-së”- Haxhi Ibishi me plotë emocione flet për hapjen e fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me n...
-
Arrestimi i Arsenijeviqit në veri, deklarohen nga Policia e Kosovës
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është liruar pas arresti...
-
Valdrin Sahiti i ashpër për politikanët: Aty ka njerëz që s’kanë menaxhu as në shtëpi të vet
Figura nga kultura e sporti i janë bashkuar partive politike për të garuar në...
-
Xhemaili i AAK-së: Kjo madhështi e hapjes së fushatës na përcjell drejt fitores me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me n...
-
Haradinaj: Kurti në pozicionin e njëjtë me Dodikun dhe Vuçiqin sa i përket angazhimit për anëtarësim në NATO
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikua...
-
Krasniqi për Qeverinë Kurti: Mburracakë jokompetentë që s’kanë bërë asgjë, potenciali i Kosovës u shpërdorua për katër vjet
Sonte, në ditën e dytë të fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës ka...
-
Bedri Hamza: Me masivitet të jashtëzakonshëm Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Fe...
-
“Albin Kurti është enciklopedi e gjallë. Fat i mirë që e kemi kryeministër”, ky është vlerësimi i babait të Doarsa Kicës, “të përkëdhelurës” së Lumir Abdixhikut të LDK-së
Babai i Doarsa Kicës, Xhelil Kica, profesori i njohur dhe i respektuar, ka dh...
-
Minatori i Trepçës i dhuron Albin Kurtit gur të çmuar pasi përfundoi fjalimin në tubimin në Mitrovicë
Një minator i Minierës së Trepçës ka sjellur një gur të çmuar në tubimin e Lë...
-
Arsenijeviq pengon policinë, momenti kur arrestohet në Mitrovicë (PAMJE)
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtit...
-
Hamza: Ju siguroj që me mua si kryeministër, Kosova do të jetë më e zhvilluar
Kandidati i Partisë Demorkatike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, par...