Vetëvendosje: Sot është përpjekja e fundit për të parandaluar Qeverinë Kurti 2
Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 22 January 2021
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Përparim Kryeziu, ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë të ndikuara politikisht, përfshirë edhe këtë të fundit që mund ta lë jashtë garës kryetarin Albin Kurti.
Por ai tha se sot – kur edhe do të vendoset nëse lejohen ose jo 47 kandidatët për deputet të garojnë nga KQZ-ja – është përpjekja e fundit e organizuar për të parandaluar Qeverinë Kurti 2.
“Të gjiitha këto vendime, bashkë me shumë tjera, ishin politikisht të ndikuara, sepse janë në shërbim të pushtetit të vjetër, e në kundërshtim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndonëse kredibiliteti i sistemit të drejtësisë sa shkon e bie për tokë, fraza që mbizotëron në diskutimin publik është se vendimet e institucioneve të drejtësisë janë të padiskutueshme edhe duhet të zbatohen nga të gjithë. Pra, përgjigjja që i ofrohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj padrejtësive të njëpasnjëshme është se vendimet e drejtësisë, edhe pse të kapur, korruptive e jokompetente, duhet të respektohen. Si mund t’i kërkohet të dëmtuarit, mbi të cilin bëhet një padrejtësi, që zgjidhja e vetme e tij është respektimi i vendimeve edhe kur ato janë të një sistemi të drejtësisë për të cilin të gjithë jemi dakord se është i ndikuar politikisht, i korruptuar dhe tani haptazi me qëllime eliminimi politik?!”, ka shkruar Kryeziu.
“Përballë tyre është ndryshimi të cilit i ka ardhë kohë. E asgjë e askush nuk mund t’i dalë ballë diçka të cilës i ka ardhur koha. Prandaj kot e kanë”.
Deklarata e plotë:
2015 – Gjykata Kushtetuese, përkundër të gjitha argumentimeve juridike në interpretimin e saj megjithatë vendosi se fituesit të zgjedhjeve i takon e drejta ekskluzive për formimin e qeverisë, pavarësisht se ekzistonte një shumicë parlamentare në formën e bllokut VLAN që ishte e gatshme ta formojë qeverinë.
2019 – Gjykata Kushtetuese, përkundër vendimit të saj paraprak se fituesit i takon ekskluziviteti i formimit të qeverisë, pavarësisht një shumice tjetër parlamentare, në interpretimin e saj megjithatë vendosi që kësaj radhe qeveria mund të formohet edhe pa fituesin e zgjedhjeve, për aq kohë sa ka një shumicë parlamentare.
2020 – Gjykata Kushtetuese, përkundër që nuk e kishte fare objekt shqyrtimi, në interpretimin e saj megjithatë vendosi një standard arbitrar sipas së cilit pretendohet se askush që është dënuar me vepër penale në tre vjetët e fundit, pavarësisht veprës, nuk mund të kandidojë për deputet.
2021 – KQZ, përkundër se në zgjedhjet e kaluara kishte konstatuar se ajo nuk ka asnjë të drejtë t’ia mohojë kandidimin askujt që nuk ka vendim plotësues, sipas së cilit i merret e drejta e kandidimit, sot shpreh gatishmëri që mos t’i certifikojë kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka vendim plotësues që shprehimisht ia mohon këtë të drejtë.
Të gjiitha këto vendime, bashkë me shumë tjera, ishin politikisht të ndikuara, sepse janë në shërbim të pushtetit të vjetër, e në kundërshtim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndonëse kredibiliteti i sistemit të drejtësisë sa shkon e bie për tokë, fraza që mbizotëron në diskutimin publik është se vendimet e institucioneve të drejtësisë janë të padiskutueshme edhe duhet të zbatohen nga të gjithë. Pra, përgjigjja që i ofrohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj padrejtësive të njëpasnjëshme është se vendimet e drejtësisë, edhe pse të kapur, korruptive e jokompetente, duhet të respektohen. Si mund t’i kërkohet të dëmtuarit, mbi të cilin bëhet një padrejtësi, që zgjidhja e vetme e tij është respektimi i vendimeve edhe kur ato janë të një sistemi të drejtësisë për të cilin të gjithë jemi dakord se është i ndikuar politikisht, i korruptuar dhe tani haptazi me qëllime eliminimi politik?!
Kjo çka po ndodh sot është përpjekja e fundit e organizuar për të parandaluar Qeverinë Kurti 2. Por përball tyre është ndryshimi të cilit i ka ardhë kohë. E asgjë e askush nuk mund t’i dalë ballë diçka të cilës i ka ardhur koha. Prandaj kot e kanë.
Të tjera
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...