Lajme

Vetëvendosje ankohet kundër vendimit të KQZ-së për kufizimin e numrit të votueseve nëpër përfaqësi diplomatike

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 31 August 2024

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alim Rama, ka bërë të ditur se janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndaj vendimit të KQZ-së për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata që mund të votojnë nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës.

Sipas përfaqësuesit të VV-së, një vendim i tillë është i padrejtë meqë MPJD është zotuar për akomodim të të gjitha nevojave që mund të paraqiten për organizimin e zgjedhjeve nëpër Ambasada dhe Konsullata.

“Ankesë në PZAP ndaj vendimit të padrejtë të KQZ për kufizimin të numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës, me gjithë zotimin e MPJD dhe qeverisë së Kosovës për akomodim të gjitha nevojave që mund të paraqiten për organzimin e votimit në Ambasada dhe Konzullata të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera