“Vetëvendosja po e institucionalizon korrupsionin”, punësimi i nipit të Besnik Bislimit reagon ashpër Teutë Rrusta
Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 05 December 2024
Aktivistja e Partisë Social Demokrate, Teutë Rrusta ka reaguar pasi sot me me 58 vota pro kur në sallën e Kuvendit ishte vetëm Lëvizja Vetëvendosje, Gëzim Tosuni nipi i zëvendëskryeministrit të Besnik Bislimit u vendos në pozitën e kryesuesit të Bordit të Drejtorëve në Operator Sistemin e Transmisionit dhe Tregut.
Rrusta në emisionin Gratë n’Fokus me Meme Smajli duke folur edhe për zhvillimet e fundit ka thënë se partia në pushtet është duke e institucionalizuar korrupsionin.
Sipas saj janë një varg punësimesh që po bëhen në mënyrë të organizuar përmes të cilave, Vetëvendosje po shtrin kontrollin në të gjitha institucionet.
“Janë një varg punësimesh janë shumë tash, në fillim ka qenë pak habi edhee nuk kam dasht as me e pasë këtë denoncimin antikorrupsion ne thelb të reagimeve tona për shkak se janë disa fronte dhe më është dukur se bile këtu kanë me qenë më të kujdesshëm. Por është interesant se për dallim prej pushtetevve të kaluara këta e kanë më të strukturuar dhe organizuar punësimin.
Ajo madje ka thënë se derisa në pushtetet e kaluara bëhej por nuk ishte organizim partiak politik, sot qeveria Kurti po e bën të kundërtën duke e shndërruar në strukturë organizative kapjen e institucioneve.
“Unë i mbaj në mend pushtetet e kalume kundër të cilave kam protesuar, aksione, protesta, demostrata, kemi buj në shesh kundër këtyre keqpërdorimeve kundër këtyre padrejtësive por disi e mbaj në mend që ka qenë si sporadike. Korrupsioni ka qenë shumë i përhapur por secili për vete. Ndërsa këta (qeveria Kurti) janë duke e institucionalizu korrupsionin. Janë tu e mendu në strukturat e shtetit njerëzit e vet me i pasë. Krejt kjo vjen prej partisë se nuk mundet me ndodhë në formë kaq të organizume nëse nuk vjen prej partisë. Partia po e con këtë garniturën e vet që i duhet për kontrollë në institucione”, ka thënë ajo në Gratë n’Fokus.
Ndiqni videon:
Derisa pushteti tashmë disa herë kishte provuar që Gëzim Tosunin ta vendoste në pozita të larta në institucione shtetërore.
Pas raportimit të Infokusit kishte reaguar edhe Agjencia për Parandalimn e Korrupsionit të cilët kishin kërkuar nga Tosuni të hiqte dorë nga njëra pozitë.
E së fundmi para se të vendosej në pozitën që mori sot pas votimit në Kuvend ai kishtë hyrë në garë edhe për anëtar në bodin e KEK-ut.
Të tjera
-
Shtyhet për 6 janar seanca për Sali Berishën
Pas përfundimit të seancës së sotme paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin ...
-
Kurti merr pjesë në “Let’s talk 2024” të organizuar nga Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e katërt të ...
-
‘Në momentin kur prokurorët shkojnë në zyre të Albinit, Kosovën e paska marrë pusi’
Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryeminist...
-
Osmani në SHBA: Me krenari e themi se Kosova është vendi më proamerikan në botë
Presidentja Vjosa Osmani, mbajti një fjalim në Kolegjin e Luftës Detare të Sh...
-
Lëndohen edhe dy fëmijë në Shkup, si pasojë e sfidës së re në TikTok
Një vajzë 15-vjeçare me frakturë të dy rruazave të mesit është duke u trajtua...
-
Ganimete Musliu publikon një fotografi, thotë se kjo është darka për ushtarët e FSK-së në Istog
Deputetja Ganimete Musliu e ka publikuar një fotografi në profilin e saj në F...
-
Bedri Hamza: Kosova mund të bëjë më shumë për heronjtë e përditshëm të saj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një video duke f...
-
Maqedonci pas nënshkrimit me prodhuesin turk: Edhe një hap në rrugën që ta bëjmë Kosovën me industri të mbrojtjes
Kosova ka nënshkruar sot kontratën me prodhuesin turk “Makine ve Kimya Endüst...
-
Pyetjet për Prokurorinë: Kurti iu shmanget gazetarëve: Po shkoj në një koncert
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka refuzuar sërish të iu përgjigjet pyetj...
-
Disa nxënës të plagọsur nga të shtënat në një shkollë në SHBA
Disa persona janë plagosur gjatë një ngjarjeje me të shtëna në shkollën ”Abun...
-
Haradinaj: Do ta trefishojmë buxhetin për bujqësi, stadiumin dhe çerdhe publike në Drenas
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konser...
-
“Me sy të mi e pashë”, Avokati Berisha thotë se Kurti e ka kryer intervistën në Prokurori Speciale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pasur që të intervistohej sot në mëng...