Alarmon Shala: Minierat në Kishnicë dhe Artanë më shumë se 7 ditë pa energji elektrike, miliona euro të bllokuara nga përmbaruesi
Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 05 December 2024
Problemet në Trepçë vetëm sa janë thelluar. Përveç telasheve madhore e të një pas njëshme me pagat tani minatorët po përballen edhe me shpëkutje të energjisë elektrike për shkak të mos pagesës.
Tash e më shumë se 7 ditë Kompleksi i Minierave në Kishinicë dhe Artanë kanë mbetur pa energji elektrike.
Kështu ka deklaruar, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në Podcast me Shkelzen Dakaj.
Deputeti i cili për katër vite drejtoi “Trepçën ”ka alarmuar për gjendjen në këtë ndërmarrje duke thënë se janë miliona euro që kanë mbetur të bllokuara nga përmbaruesi, arsyeja pse minatorët janë përballur disa herë me vonesa të pagave, shkruan Gazeta Infokus.
“Sot kur ne po e bëjmë këtë intervistë, sot në Kompleksin e Minierave në Kishnicë dhe Artanë tash e shtatë ditë janë pa energji elektrike sepse është shkëput për shkak të mospagesës. Sot 7 ditë kompleksi i Kishincës është pa energji. Sot kur po flasim në Trepçë përmbaruesit janë duke pritur ti bllokojnë të gjitha kontot e Trepçës janë miliona euro që presin me përmbarues të ekzekutohen dhe e kanë problem liferimin e pagave për minatorët”, ka thënë deputeti.
Problemet në Trepçë kanë qenë të vazhdueshme. Kjo ani pse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para se të vinte në pushtet ishte zotuar se do të siguronte një model të ri të qeverisjes së resurseve minerare, duke premtuar kështu ringritjen dhe avancimin e tyre.
Ai kishte premtuar edhe futjen e teknologjisë së re, për të zhvilluar metalurgjinë, por le që një gjë e tillë nuk ndodhi mirëpo siç duket tani problem është bërë edhe furnizimi me energji elektrike.
Minatorët e ndërmarrjes “Trepça”, po vazhdojnë të hasin në sfida të njëjta, duke pasur vonesa me marrjen e pagave me kohë e me kushte të vështira e shumë sfiduese të punës.
Disa herë minatorët kanë hyrë në grevë për shkak të vonesave me pagat. Në muajin qershor, greva e minatorëve zgjati më shumë se një javë.
Në atë kohë njëri nga grevistët kishte deklaruar për Infokus se i duhet të lë punën në minierë pasi kishte dy muaj që nuk kishte marrë pagë dhe se nuk kishte çfarë tu dërgonte fëmijëve në shtëpi.
“Po ia dalim për faqe të zezë, qysh me ia dal kur nuk kom çka me iu qu fëmijëve te shpija”, kishte thënë ai ndër të tjera.
Kompleksi metalurgjik Trepça, deri në vitet ’90 kur edhe ishte përkeqësuar situata politike, është llogaritur si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në territorin e Jugosllavisë së atëhershme.
Me rreth 20.000 punëtorë, kjo ndërrmarrje është cilësuar si shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës dhe ish-Jugosllavisë.
Sipas të dhënave të institucioneve të Kosovës, nga viti 1945 deri në periudhën para vitit 1990, nga minierat e Trepçës janë nxjerrë rreth 600 mijë tonë xehe në vit./Gazeta Infokus
Të tjera
-
KQZ: Nesër përfundon afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare e përfaqësuesve të vendeve të huaja
Më 25 janar, do të përfundojë afati për organizatat jo-qeveritare...
-
Musliu falënderon qytetarët për mbështetjen e madhe në tubimet politike
Ganimete Musliu, kandidatja me numër 12 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ...
-
Haradinaj pritet në Legjionin amerikan
Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj ka vazhduar vizitën në S...
-
OKB: Rreth një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor
Të paktën një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë urgjente për mbështetje për s...
-
Gruaja nga Podujeva raporton se u kërcënụa nga burri, ai është i burgosur në Dubravë
Një rast mjaftë i çuditshëm ka ndodhur së fundi në Podujevë. Ankuesja ...
-
Sụlmohet mjeku në QKUK, merr trajtim mjekësor ndërsa arrestohet i dyshuari
Një mjek në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është sulmuar të e...
-
Jeta Rafuna në tubimin e mbrëmshëm: Në atë shkollë ku mora dijet e para, jehoi kushtrimi i fitores tonë të madhe
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka tre...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrạhu gruan, prindërit e saj dhe tezen
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte...
-
Për një ditë mbi 2 mijë e 100 gjoba për shoferët
Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mba...
-
Serbia sot në grevë të përgjithshme
Sot në Serbi ka nisur greva e përgjithshme, të cilën studentët e kanë parala...
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin në BE
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për një ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Kamenicë
Një person është gjetur pa shenja në shtëpinë e tij në rrugën “Taulantët” në ...