Lajme

Veteranët paralajmëron padi për qeverinë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 14 April 2022

Sipas Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është në fuqi, bëhet e ditur se pensioni i veteranëve rritet krahas pagës minimale dhe nuk mund të jetë më e vogël se sa paga minimale.

Ishte luftëtar i Brigadës 153, “Hyzri Talla”. Ekrem Vitija iu bashkua UÇK-së, kur mbushi 21 vjet dhe luftoi në zonën e Llapit, për t’ia siguruar vendit lirinë.

Luftës i shpëtoi, por tani ka gjendje të rënduar ekonomike.

-Advertisement-

Ky i fundit që mbanë statusin e veteranit, mbeti i zhgënjyer nga vendimi i qeverisë se nuk do të ketë rritje të pensioneve për veteranët e luftës në Kosovë.

Ish luftëtari kërkon klasifikim të anëtarëve që i takojnë kësaj kategorie.

E Hisen Berisha, i cili ishte komandantit në Betejën e Koshares, tregoi se veteranët janë një nga kategoritë më të diskriminuara në vend.

Edhe Berisha ka një paralajmërim për ekzekutivin.

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës, shprehet i bindur, se ky vendim është në shkelje e ligjit.

Ndryshe, Ligji për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte saktësuar se vlera e pensionit është e barabartë me pagën minimale, por që neni që saktëson këtë ndërlidhje është hequr nga projektligji i ri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera