Vetëm tre muaj pas hapjes, CAT Group certifikon produktet sipas standardeve evropiane dhe vendos një standard të ri në industrinë prodhuese të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
13:43 | 08 June 2026
Vetëm tre muaj pas nisjes së aktivitetit prodhues në Suharekë, CAT Group ka arritur të certifikojë produktet e saj sipas standardeve evropiane, duke shënuar një sukses të rëndësishëm jo vetëm për kompaninë, por edhe për industrinë prodhuese në Kosovë.
Kompania, e specializuar në prodhimin e materialeve bituminoze dhe sistemeve izoluese për ndërtesa, shtëpi dhe objekte infrastrukturore, ka hedhur tashmë në treg nëntë produkte të ndryshme, të cilat para komercializimit i janë nënshtruar proceseve të verifikimit dhe certifikimit sipas kërkesave dhe standardeve teknike evropiane.
Përveç certifikimit të produkteve, kompania i është nënshtruar edhe standardeve ISO të kërkuara sipas normativave evropiane, duke garantuar cilësi, siguri dhe përputhshmëri të plotë me kërkesat e tregjeve ndërkombëtare. Këto standarde përbëjnë një dëshmi shtesë të përkushtimit të CAT Group ndaj prodhimit profesional dhe të qëndrueshëm.
Ky zhvillim vjen si rezultat i një investimi milionësh të realizuar nga familja Krasniqi nga Suhareka, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Zvicër. Në ceremoninë e inaugurimit të fabrikës, investitorët kishin theksuar se projekti nuk është ndërtuar vetëm si një biznes fitimprurës, por si një mision për të sjellë në Kosovë një industri moderne prodhuese, të aftë për të konkurruar në tregjet më të avancuara evropiane me produkte të cilësisë së lartë dhe me vulën krenare “Made in Kosova”.
Osmani: Hapja e “Cat Group” dëshmi e fuqisë së sektorit privat në Kosovë
Rëndësia e këtij investimi tejkalon dimensionin ekonomik dhe numrin e vendeve të punës që krijon. Për herë të parë, tregu vendor po fiton një prodhues që synon të konkurrojë përmes standardeve, cilësisë dhe certifikimit ndërkombëtar në një sektor ku për vite të tëra kanë dominuar produktet e importuara me cilësi të diskutueshme.

Ekspertët e ndërtimit vazhdimisht kanë ngritur shqetësime për cilësinë e dobët të një pjese të materialeve izoluese dhe hidroizoluese që përdoren në tregun kosovar. Pasojat e tyre shpesh shfaqen vetëm pas disa vitesh, përmes depërtimit të lagështisë, humbjeve të energjisë, dëmtimeve strukturore dhe kostove të larta që u faturohen familjeve dhe investitorëve. Pikërisht për këtë arsye, investime si CAT Group kanë një rëndësi strategjike për Kosovën, sepse krijojnë mundësinë që tregu vendor të furnizohet me produkte të certifikuara, të testuara dhe të prodhuara sipas standardeve që kërkohen në Bashkimin Evropian.
Xhavit Krasniqi: Vendlindja mbetet vendi ku ndërtojmë të ardhmen
Duke folur për vizionin afatgjatë të kompanisë, drejtuesit e CAT Group theksojnë ambiciet e qarta për tregun vendor dhe atë evropian: “Qëllimi ynë është që importin në Kosovë ta zvogëlojmë prej 100% në 20% brenda 2 vitesh. Ndërsa kapacitetet e fabrikës janë aq të mëdha sa synimi mbeten tregjet evropiane. Një cak i tillë është i sigurt i arritshëm duke marrë parasysh partnerët tanë në shtetet evropiane, e po ashtu historinë dhe besimin e kompanisë sonë në Zvicër.”
Në një kohë kur sektori i ndërtimit po përballet me sfida serioze sa i përket cilësisë dhe qëndrueshmërisë së materialeve, fakti që një fabrikë e re në Kosovë arrin të certifikojë produktet e saj vetëm pak muaj pas fillimit të prodhimit përbën një sinjal të rëndësishëm se industria vendore mund të ndërtojë avantazh konkurrues jo vetëm përmes çmimit, por mbi të gjitha përmes cilësisë.
CAT Group pritet të zgjerojë më tej gamën e produkteve dhe kapacitetet prodhuese, me synimin që produktet e prodhuara në Kosovë të mos jenë vetëm alternativë për tregun vendor, por të bëhen pjesë e rregullt e tregjeve rajonale dhe evropiane. Në këtë mënyrë, investimi i familjes Krasniqi po shndërrohet në një histori suksesi që dëshmon se kapitali i diasporës mund të krijojë industri moderne, vende pune dhe produkte konkurruese që mbajnë me krenari emrin e Kosovës në tregjet ndërkombëtare.
Nga Zvicra në Suharekë – Gjigandi industrial ‘CAT GROUP’ vie në Kosovë

T� tjera
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
































