Sport

Vetëm një ndryshim pritet nesër në formacionin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 04 September 2021

Kosova nesër e pret në shtëpi Greqinë, një ndeshje mjaft e vështirë në Fadil Vokrri.

Dardanët janë të motivuar për këtë ndeshje pas asaj fitore në Gjeorgji 0-1.

Në formacionin që do të futet në fillim të ndeshjes për Kosovën, pritet vetëm një ndryshim. Milot Rashica i cili nuk mundi të luaj kundër Gjeorgjisë do ta zë vendin e Elbasan Rashanit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë ajo e fitores në Gjeorgji, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Rashica mungoi kundër Gjeorgjisë për shkak se këta të fundit janë në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë në Britani dhe klubi i Norëich nuk e lejoi Milotin të udhëtojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera