Rozë

Vetëm me bikini, vajza e Madonnës nuk i le vend imagjinatës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 02 February 2021

Vajza 24-vjeçare e Madonna-s tërhoqi vëmendjen e paparacëve me veshjen e saj ekstravagante, teksa shijonte pushimet në Tulum, Meksikë, me të dashurin e saj.

Lourdes kishte veshur një palë rroba banjo, të cilat i ekspozonin pothuajse gjithçka, shkruan “Daily Mail”. Duket se bukuroshja ishte e parezistueshme edhe për partnerin e saj, Jonathan Puglia, i cili nuk mund t’i mbante duart larg nga Lourdes.

Burime për revistën “OK!” rrëfejnë se Madonna është tepër e përfshirë në lidhjen e së bijës.

-Advertisement-

“Ajo i shkruan vazhdimisht në celular, ku e pyet se si po shkojnë gjërat mes tyre. Kërkon vazhdimisht të dijë se kur lidhja do të kalojë në një nivel më serioz”, tha një burim.

Madje një burim i afërt me familjen pretendon se raporti që Madonna vendos me fëmijët është disi mbytës.

“Ashtu si me çdo gjë tjetër në jetën e saj, këngëtarja përfshihet tejmase në prindërim”.

Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve, dy djemve Roço, 20 vjeç dhe David Banda, 15 vjeç, si dhe vajzave Mercy, 14 vjeç, Estere dhe Stelle, nga 8 vjeçe.

Lourdes Leon erdhi si fryt i dashurisë mes artistes dhe ish-trajnerit të saj personal, Carlos Leon. Romanca e tyre zgjati tre vite, madje u shoqërua me zëra të shumë që përflisnin një fejesë të mundshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera