Vetëm këtë vit, mbi 600 biznese të pa-fiskalizuara janë gjobitur nga ATK
Autori: Gazeta inFokus
09:47 | 13 September 2021
Në Kosovë deri tani, mbi 36 mijë biznese kanë përfunduar procesin e fiskalizimit, ndërkaq një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë të operojnë pa respektuar asnjë rregull tatimore. Evazioni fiskal, çdo vit e më shumë i ka shkaktuar dëme të mëdha financiare buxhetit të shtetit. Në anën tjetër, vetëm gjatë 8 mujorit të parë të 2021, mbi 600 biznese janë gjobitur nga ATK dhe vlera e gjobave arrin deri në 100 mijë euro.
Për ekonomistët, bizneset në vend, nuk kanë arsye të refuzojnë fiskalizimit, meqë Kosova ka adaptuar ligje dhe udhëzime të përshtatshme për operatorët dhe se konkurrenca e kompanive që ofrojnë produkte fiskale, ka bërë që aktualisht çmimi për një pajisje të tillë të jetë tejet i favorshëm dhe i përballueshëm për secilin biznes.
Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një përgjigje me shkrim, ka thënë se për bizneset është i favorshëm funksionimi formal, sepse në këtë mënyrë ka rregulla të barabarta për të gjithë në treg, shkruan Gazeta Infokus.
Rukiqi ka shtuar se procesi i fiskalizimit është tejet i rëndësishëm, jo vetëm për shtetin, por edhe për vet bizneset, sepse duke qenë të fiskalizuar, rriten mundësitë e partneritetit me bizneset e tjera në vend, por edhe me operatorë ndërkombëtarë.
“Shumë biznese tashmë kanë gjetur rrugë drejt eksportit për produktet që i prodhojnë në Kosovë dhe kanë krijuar aleanca me operatorë ndërkombëtarë. Kjo nuk do të ishte e mundur nëse këto biznese nuk do të ishin të fiskalizuara. Do të thotë, ky proces është përfitim për vet bizneset, aq më tepër kur tani kostoja e pajisjeve fiskalizuese ka rënë dhe është shumë e përballueshme për secilin biznes”, ka thënë Rukiqi duke shtuar se ankesat e fillimi për çmimet e arkave fiskale, tashmë nuk ekzistojnë, meqë operatorët që ofrojnë këto produkte, tani i kanë ulur çmimet.
Sipas ekonomistëve, stabiliteti ligjor është një tjetër element i rëndësishëm në procesin e fiskalizimit, meqë për secilin ndryshim eventual duhet kohë dhe shpenzim që të adoptohet dhe kjo mund të prolongojë punën e përditshme të tyre.
Nga ana tjetër, ditë më parë u tha që mbi 16 mijë gjoba u janë dhënë bizneseve, për shkak që nuk kanë qenë të fiskalizuara apo nuk kanë respektuar këto rregulla.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga vet Administrata Tatimore e Kosovës. Ky institucion, është pyetur për detaje të tjera në këtë proces dhe përmes një përgjigje me shkrim, ka konfirmuar që vetëm gjatë 8 mujorit të parë të 2021, mbi 600 biznese janë gjobitur nga ATK dhe vlera e gjobave arrinë deri në 100 mijë euro.
Drejtuesit e ATK-së në pyetjen se deri kur ka arritur procesi i fiskalizimit, kanë dhënë këtë përgjigje “Shikuar nga këndvështrimi i parimeve dhe analizës së riskut, bazuar në një Plan detal të veprimit (PV) dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve (PTRR), që në vete përfshinë praktikat më pozitive që aplikohen nga administratat moderne duke përfshirë këtu segmentimin e tatimpaguesve sipas veprimtarive dhe ka përcaktuar rreziqet e mospërmbushjes, Administrata Tatimore ka mbuluar atë segment te subjekteve që marrin pjesë ne total me mbi 95% bruto qarkullimit vjetor të përgjithshëm ne Kosovë, apo që marrin pjesë në rreth 90% të gjitha të hyrave të deklaruar dhe paguara nga tatimet”.
Fiskalizimi është proces që duhet adaptuar nga secili operatorë ekonomik në vend. Ky proces i nisur një dekadë më parë dhe që funksionon mbi normat ligjore dhe administrative adekuate, është hap kyç në luftimin e ekonomisë jo-formale në vend dhe rritjes ekonomike./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
‘Vonesa’ në procedimin e buxhetit, Kurti njofton se të hënën miratohet në Qeveri, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur nj...
-
Policia bastisje në Zubin Potok, zbulohet çka u sekuestrua
Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi ka njoftuar se sot kanë kontrolluar n...
-
Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i 2027-tës ‘kaloi’ filtrin në VV – pastaj do të miratohet në Qeveri
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin...
-
Vrásja e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani akuzon Qeverinë se tentoi ta zhvendoste vëmendjen nga përgjegjësia institucionale përmes propagandës
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani gjatë një interviste në “Podcast me Shkël...
-
Asambleistja e PDK-së në Fushë Kosovë denoncon në Polici kërcënimin nga këshilltari i kryetarit të Komunës: Në prani të 10 dëshmitarve, u përballa me kërcënim
Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Fushë Kosovë, Dardane ...
-
Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes 46 vjeçari nga Kosova – lëndohet vëllai i tij
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet spor...
-
ASK publikon statistikat – Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore në Kosovë, ato blegtorale kryesojnë me 3.1 për qind
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhim...
-
“Thuaj s’lejohet prote*sta, dhe të ikim në shtëpi”, policia rrethon disa protes*tues – nuk i lë t’i afrohen Kryeministrisë
Forca të shumta të Policisë kanë rrethuar një grup të vogël protestuesish që ...
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
Burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me rastin e Arlinda ...
-
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i ...
-
Alarmante në QKUK: Ja sa muaj duhet të presin pacientët për një rezonancë magnetike
Pacientja ka treguar se ishte përballur me kufizime të papritura në ecje dhe ...
-
Qeveria franceze: Mbi 300 mijë persona iu bashkuan protestave në Francë
Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në ...


































