Lajme

Vetëm gjatë shkurtit 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 17 April 2024

Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Por përveç të dhënave për shkurorëzime, ASK ka bërë të ditur dhe numrin e kurorëzimeve në vend. Sipas ASK-së, në muajin shkurt janë regjistruar gjithësej 1 mijë e 358 kurorëzime, brenda dhe jashtë Kosovës.

“Në muajin Shkurt 2024 janë regjistruar gjithsej 1 358 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 151 raste”, thuhet në raportin e  ASK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera