Lajme

Vetaksident në Malishevë, një person përfundon në spital

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 24 June 2026

Një vetaksident trafiku është regjistruar pasditen e së mërkurës në fshatin Llozicë të Malishevës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Lajmi është konfirmuar për media, nga zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi.

“Rreth orës 14:40 është raportuar një vetaksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Si pasojë, një person ka marrë trajtim mjekësor”, ka deklaruar Krasniqi.

-Advertisement-

Sipas saj, menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Ndërkohë, shkaqet që kanë çuar deri te ky vetaksident mbeten ende të panjohura dhe janë pjesë e hetimeve që po zhvillohen nga autoritetet përkatëse.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy