Lajme

Vetaksident në Ferizaj, humb jetën shoferi

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 02 May 2022

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në fshtatin Softaj të Ferizajt.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur të dielën pasi viktima derisa po e drejtonte veturën për shkaqe të panjohura ka dalë jashtë rruge.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, për shkaqe të panjohura del jashtë rruge dhe aksidentohet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupoi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, njofton policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera