Lajme

Veseli viziton një fermë pulash e një lopësh në Prizren, thotë se fermerët kanë nevojë për ndihmë nga e gjithë shoqëria

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 15 October 2020

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar sot një femër pulash dhe stallë lopësh në fshatin Korish të Prizrenit. Veseli tha se bashkë me blegtorët dhe banorët foli për gjendjen e tyre ekonomike, si edhe për dëmet që kanë pasur nga pandemia.

 

 

-Advertisement-

Veseli, gjithashtu tha se fermerët kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet , por edhe përkrahje nga e gjithë shoqëria.

Postimi i plotë:

Vizitova një fermë pulash dhe stallë lopësh në fshatin Korishë të Prizrenit, ku bisedova me blegtorët dhe banorët për gjendjen e tyre ekonomike, si edhe dëmet që kanë pasur prej pandemisë.

Fermerët tanë kanë nevojë jo vetëm për ndihmë nga institucionet shtetërore qendrore e lokale, por edhe për përkrahje nga gjithë shoqëria. Të gjithë ne duhet ta shohim si obligim moral që t’i ndihmojmë të dalin nga sitata e vështirë e tyre, duke konsumuar sa më shumë prodhime vendore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera