Ekonomi

Veseli pas takimit me Odat Ekonomike: Sektori privat pranë kolapsit

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 03 April 2020

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës sot ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Odave Ekonomike të Kosovës ku ka diskutuar për kërcënimet ekonomike që po i vijnë Kosovës në kohën e pandemisë.

Veseli ka thënë se mbi 60 mijë biznese me 280 mijë punëtorë janë pranë kolapsit ekonomik dhe kanë nevojë për mbështetjen e shtetit.

Kreu i PDK-së dhe opozitës ka bërë të ditur për ta propozimet e pakos emergjente që ka bërë PDK me së paku 300 milionë euro si ndihmë për sektorin privat.

Veseli gjithashtu ka njoftuar se do të thërras seancë të jashtëzakonshme ku do të kërkojë hartimin e përbashkët të politikës të një pakoje gjithëpërfshirëse.

-Advertisement-

Ky është postimi i itj:

Sot pata një takim me drejtuesit e odave kryesore ekonomike të Kosovës për të diskutuar mbi kërcënimet që po i vijne ekonmisë sonë prej pandemisë. Prej tyre mësova se mbi 60 mijë biznese dhe mbi 280 mijë puëntorë të sektorit privat janë pranë kolapsit ekonomik dhe kanë nevojë imediate për mbështetjen e shtetit. Iu tregova se PDK-ja ka disa javë që ka propozuar një pako emergjente, prej së paku 300 milionë euro, për të stimuluar ekonominë dhe ndihmuar punëtorët e sektorit privat.

Qeveria në ikje ka folur për një propozim të vonuar, të pamjaftueshëm të cilën po përpiqet ta kalojë në mënyrë të paligjshme duke anashkaluar detyrimin kushtetutes për të kaluar në kuvend ristrukturimin e buxhetit.

Nuk ka më kohë për të humbur, gjendja është alarmante të gjitha vendet e Evropës e kanë tashmë në veprim plane emergjente ekonomike për situatën. Prandaj, si lider i opozitës, do të marr iniciativën për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, ku do të mund të hartojmë bashkarisht një pako të plotë e gjithëpërfshirëse për shpëtuar ekonominë të cilën mandej ta votojmë e vëmë në zbatim menjëherë.

Shpërndaje në:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera