Lajme

Vërshimet në Mitrovicë/ Memli Krasniqi e bënë këtë veprim

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 20 January 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar qytetarët e Mitrovicës të cilët janë prekur nga vërshimet, shkruan Gazeta inFokus.

Krasnqi së bashku me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamzën, kanë shikuar nga afër dëmet e mëdha materiale të cilat janë shkaktuar nga këto vërshime.

Gjithashtu i pari i PDK-së përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se asnjë qytetar nuk duhet të lihet pa mbështetjen shtetërore.

-Advertisement-

“Së bashku me Kryetarin Bedri Hamza, sot në Mitrovicë takuam shumë qytetarë të prekur nga vërshimet e djeshme. Edhe në këtë komunë dëmet materiale janë shumë të mëdha. Ringritja e infrastrukturës publike dhe kompensimi i të gjitha dëmeve që qytetarët kanë pësuar, kërkojnë reagimin urgjent të Qeverisë së Kosovës. Dërgimi i ekipeve emergjente për të sanuar gjendjen, mbështetja e qytetarëve me asistencë shëndetësore, pako ushqimore, strehim dhe rikuperimi i dëmeve materiale duhet të bëhet shpejtë dhe pa humbur kohë. Në këto ditë të vështira për të gjithë Kosovën, asnjë qytetar i vendit nuk duhet të lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit”, është shprehur Krasnqi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera