Lajme

Vërshimet në Kosovë, Rama shprehet i pikëlluar: Kryeqyteti i gatshëm t’i ndihmojë komunave që gjenden në vështirësi

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 20 January 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është shprehur i pikëlluar për situatën me vërshime në Kosovë, ku disa komuna në vend u vërshuan nga uji si pasojë e reshjeve të dendura dhe daljes së lumenjve nga shtrati, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i pari i Prishtinës ka thënë se kryeqyteti është i gatshëm që t’i dalë në ndihmë të gjitha komunave të cilat gjenden në situatë të vështirë si pasojë e vërshimeve.

Derisa ka thënë se gjendja në vendbanimet e kryeqytetit është stabile.

-Advertisement-

“Në vendbanimet e Komunës së Prishtinës gjendja është stabile. Sektori për Siguri dhe Emergjenca i Drejtorisë së Inspekcionit të Kryeqytetit, tashmë i ka ardhë në ndihmë Komunës së Mitrovicës.

Në këto kohë të vështira, të qëndrojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin”, ka shkruar Rama.

Të enjten mbrëma disa komuna të Kosovës u vërshuan si pasojë e të reshurave të dendura të shiut. Komunat më të prekura nga këto vërshime janë ajo e Skenderajt, Mitrovicës dhe Istogut ku shumë familje u evakuuan./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera